Italianët drejt Shqipërisë për çmimet e lira

TGCOM reportazh me pushuesit në plazhet tona

“Shqipëria me kosto të ulëta pushtohet nga italianët”, me këtë titull i përshkruan dyndjen e turistëve italianë në portalin e tij në internet, televizioni informativ ‘TGCOM24’ pjesë e grupit më të madh televiziv Mediaset.

Në reportazh të shkurtër të transmetuar edhe gjatë edicioneve të lajmeve, gazetarja Rosela Ivone ishte në Sarandë, ku turistët italianë rrëfejnë vetë pse kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e kësaj vere pranë detit.

“Në Itali do kishim shpenzuar të paktën 3-fishin, prandaj e kemi zgjedhur edhe për këtë.”

“20 Euro, çadër dhe dy shezllonë. Në Itali kushtojnë dyfish.”

“Shumë e shtrenjtë Italia.”

“E pamundur të pushosh në Itali.”

Madje, disa prej turistëve italianë si kjo grua kanë zgjedhur të kalojnë edhe atë që konsiderohet si një prej festave më tradicionale të tyre atë që njihet si “Ferragosto” një festë fetare e Krishterë, që më 15 Gusht përkujton “Fjetjen e virgjëreshës perëndilindëse Mari dhe rrugëtimin e saj të përhershëm në Qiell”.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share