Italia është tronditur nga lëkundje të një pas njëshme mëngjesin e sotëm.
Tre tërmete kanë lëkundur vendin nga ora 05:30 deri në orën 07:08.
Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë Italia Qendrore, ndërsa magnituda e tërmetit të parë ka qenë 2.7 Rihter, tërmeti i dytë 3.0 dhe tërmeti i tretë 4.0 Rihter.
Mediet në Itali raportojnë se nuk janë raportuar dëme materiale.