Mediat italiane: Pjesëmarrje e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme
Zgjedhje lokale të pjesshme mbahen sot edhe në Italinë fqinje. Në 595 komuna votohet për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshillat komunale.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe këto zgjedhje administrative konsiderohen si një test i parë pas atyre politike. Janë 8 qytete të mëdha të qendrës së djathtë dhe 5 të qendrës së majtë, ku është përqendruar më shumë vëmendja.
Sipas mediave italiane, pjesëmarrja ka shënuar ulje, duke regjistruar deri në mesditë 14.21 %, kundrejt rreth 20% që ishte në zgjedhjet e mëparshme vendore.
Janë 5426 qendra votimi dhe 4.5 milionë votues që hedhin votën e tyre sot.
Klan News