Ministria e Punëve të Jashtme në Romë ka shprehur shqetësimin për vendimin e qeverisë ruse për të ndaluar hyrjen e qytetarëve të Italisë në portalet online të disa mediave italiane.
Në veçanti, qasja u mohua në portalin e televizionit publik Rai dhe gazetave La Repubblica dhe La Stampa. Ministria e Jashtme italiane ka reaguar duke theksuar se këto media gjithmonë kanë dhënë informacion objektiv në lidhje me luftën në Ukrainë dhe kanë ndjekur kriteret e raportimit të paanshëm.