Qeveria italiane ka përcaktuar kushtet dhe vlerat e rimbursimit financiar të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit të avokatëve dhe përkthyesve që do të shkojnë në Gjadër për të ndihuar azilkërkuesit të cilëve ju eshte pranuar dhënia e ndihmës juridike falas nga shteti.
Në fletoren zyrtare është publikuar dekreti i ministrisë së drejtësisë italiane ku percaktohet një vlerë rimbursimi e shpenzimeve jo më e lartë se 500 euro. Edhe pse ne pergjithesi seancat gjyqesore ku do të shqyrtohen kërkesat per azil do të zhvillohen ne distance dekreti specifikon se shpenzimet e rimbursueshme janë ato të dokumentuara dhe që kanë të bëjnë me udhëtimin, akomodimin e nevojshëm për zhvillimin e seancave në Shqipëri, kur ata kane te pamundur të marrin pjesë në formë virtuale me telekonferencë.
Avokatët dhe përkthyesit duhet t’i paraqesin gjyqtarit kompetent një kërkesë pagese për rimbursim të shpenzimeve të kryera në Shqipëri të shoqëruar me dokumentacionin mbështetës.
Në dekret sqarohet gjithashtu fakti se nga zbatimi i këtyre dispozitave nuk duhet të krijohen ngarkesa të reja apo më të mëdha për financat publike, të cilat duhet të menaxhohen me burimet financiare shtetërore tashmë të disponueshme.
Barra më e madhe e shpenzimeve për palën italiane ka të bëjë me ato të udhëtimit të personelit të ministrive të brendshme, të drejtësisë dhe të shëndetësisë si dhe ato për dhënien me qira të anijeve që do të sjellin në vendin tone azilkërkuesit afrikanë meshkuj të shpëtuar në det. Personeli italian në Shqipëri: Personeli italian që operon në Shqipëri do te gëzoje përjashtime nga taksat si dhe përjashtim nga sistemi i vizave dhe lejeve të qëndrimit. Me protokollin e nëshkruar, Shqipëria i njeh Italisë të drejtën për të përdorur zona të caktuara, pa pagesë, për ndërtimin e strukturave për kryerjen e procedurave kufitare apo të riatdhesimit te atyre azikerkuesish që nuk kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në territorin Italian me një limit maksimal prej 3000 personash në të njëjtën kohë. Dy qendrat e ngritura në Shqipëri ne Shengjin dhe ne Gjader gëzojnë ekstraterritorialitet duke u konsideruar perkohsisht si territor italian brenda një shteti të huaj. Ato pritet te jene ne funksionim te plote ne fillim te shtatorit duke pritur azilkerkuesit e pare.