Italia është në zi për ndarjen nga jeta të stilistit të njohur italiane Roberto Cavalli. Punonjësit por edhe fqinjtë e vlerësojnë për personallitetin e rrallë.
Italianët janë në zi për ndarjen nga jeta të stilisit të njohur Roberto Cavalli.
Këtë të shtunë në mëngjes një makinë që mbante një arkivol mbërriti në rezidencën e stilisit I cili ndërroi jetën të premten në moshën 83-vjecare në shtëpinë e tij në Firence .
Vetë punonjëist e tij e vlerësojnë jo vetëm për talentin por edhe njeriun që ai ishte.
Ai ishte vërtet një person i mrekullueshëm, ka qenë gjithmonë i sjellshëm me mua, por besoj se ishte me të gjithë, ishte një njeri i mirë.
Të njëjtin mendin ndajnë edhe fqinjët e stilistit të njohur.
“Ne kishim dy mace që ishin njësoj dhe macja ime iku dhe u godit nga një makinë dhe ma ktheu me dashamirësi sepse menduan se ishte e tija. Si rrjedhojë, ma solli në shtëpinë time të plagosur, por ia dolëm për ta shpëtuar dhe kjo është një shenjë e një personi me një ndjeshmëri të lartë”.
I njohur për modelet e tij me printe kafshësh të dashura nga yjet e shoëbizit, Cavalli, i cili themeloi kompaninë e tij në fillim të viteve 1970.
83-vjecari kishte kohë që ishte i sëmurë nërsa ka lënë pas gjashtë fëmijët e tij dhe partneren Sandra Bergman Nilsson.
GAZETARE: XHUANA LIKA
PAMJET: REUTERS