Italia ndalon emigrantët të zbarkojnë nga anijet e shpëtimit

Organizatat bamirëse i kanë cilësuar si të paligjshme veprimet e qeverisë italine pasi ndali 250 persona të zbarkonin nga 2 anije shpëtimi emigrantësh. Fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore u lejuan që të zbarkonin në Itali, por të tjerët jo. 2 anije shpëtimi mbetën në det të hapur. Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi tha se ata që nuk kualifikohen si vulnerabël do të duhet të largohen nga ujërat italiane.

Megjithatë, kapiteni i Humanity 1 (anije shp po refuzon të largohet nga porti i Katanias “derisa të gjithë të mbijetuarit e shpëtuar në det të jenë zbarkuar.

“Të mbijetuarit kanë të drejtën e një kontrolli individual të mbrojtjes, i cili mund të bëhet vetëm në tokë. Refuzimi i 35 personave që kërkojnë mbrojtje në bordin e Humanity 1 nga ujërat territoriale është një formë refuzimi kolektiv dhe për këtë arsye është i paligjshëm”, shkroi në Twitter SOS Humanity.

Shoqata bamirëse SOS Humanity paralajmëroi se do të nisë veprime ligjore kundër qeverisë italiane, duke pretenduar se veprimet e Italisë shkelin ligjin evropian dhe Konventën e Gjenevës për Refugjatët.

Sjellim në vëmendje se kryeministrja e ri italiane Meloni ka paralajmëruar se do të ketë masa të shtuara për emigrantët që udhëtojnë nëpër Mesdhe. Italia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë dhe që nga fillimi i vitit 85,000 emigrantë kanë mbërritur me varka, sipas OKB-së.

Emigrantët lundrojnë në varka të vogla dhe të mbipopulluara nga Afrika e Veriut, shpesh ata shpëtohen nga anijet bamirëse, në këtë rast nga SOS Humanity, shoqatë bamirëse gjermane./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share