Italia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Shqipëria, në Samitin e NATO-s kanë nënshkruar Letër të Qëllimit për korridorin e mobilitetit ushtarak

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, së bashku me kolegët nga Italia, Shqipëria dhe Bullgaria, ka nënshkruar Letër të Qëllimit për vendosjen e korridorit të harmonizuar për mobilitet ushtarak në kuadër të Korridorit panevropian 8.

Ky dokument është i parë ndërkombëtarisht dhe synon të mundësojë rrjedhjen më të shpejtë të forcave ushtarake dhe pajisjeve të NATO-s në kushte të krizës.

Nënshkrimi i Letrës së qëllimeve do të rrisë efikasitetin e logjistikës ushtarake dhe operacioneve. Korridori do të shtrihet nga Italia, përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë, deri te Bullgaria, me mundësi për zgjerim.

Ky projekt kontribuon drejt përforcimit të përgjigjes dhe mbrojtjes së tërë territorit, si dhe avancimit të bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share