Italia kandidat për Euro 2032

Federata depoziton dosjen në UEFA, rivalitet me Turqinë

Kualifikimi në Europian mund të realizohet edhe duke e mirëpritur. Këtë ka menduar të bëjë Federata Italiane e Futbollit, që ka paraqitur kandidaturën për zhvillimin e Euro 2032. Pas mungesës në Botërorin e Katarit, Italia ka kërkuar që të jetë vetë organizatore e një turneu të madh.

Federata Axurre ka dorëzuar dosjen përfundimtare dhe pritet një vlerësim. Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet për të përcaktuar vendimin më 10 tetorin e vitit të ardhshëm, ku do të shpall vendin për Kampionatin Europian 2028 dhe 2032.

“Është një mundësi e jashtëzakonshme për Italinë” pranoi presidenti Gabriele Gravina, që aktualisht garon për organizimin e turneut të pas 9 viteve me Turqinë. Shteti fqinj ka përcaktuar edhe qytetet që do të presin fazën finale të Kampionatit Europian.

Në dosjen e depozituar thuhet se duelet do të luhen në Milano, Torino, Verona, Xhenova, Bolonja, Firence, Roma, Napoli, Bari dhe Cagliari. Ndërkaq, në dyshim mbetet Palermo. Në rast se UEFA do i besonte mbajtjen e saj, Italia do e siguronte direkt biletën për në këtë kompeticion.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share