Triumfon në Botërorin e zhvilluar në Romë
Italia mungon në Botërorin e futbollit që do të mbahet në Katar, por arriti të triumfojë në atë që luhet në tavolinë. Në Romë u zhvillua Kupa e Botës e Subbuteo, siç njihet ky sport dhe italianët ishin më të mirët. Italia mundi në finale Belgjikën, ndërsa medalja e bronzit shkoi për Greqinë.
Një lojë strategjike që bazohet në lëvizjen e 11 lojtarëve plastikë dhe një sfere që duhet të dërgohet në portë. Emocionet kur shënon duken të njëjta sikur të ishte në futboll.
Një lëvizje e gabuar mund të kushtojë shumë, ashtu si në shah. Subutteo luhet në 44 vende të botës, por më së shumti në Europë, ndërsa u shpik në Angli në vitin 1947. Kampionati i parë Botëror u mbajt në vitin 1970.
Tv Klan