Italia i premton mbështetje të plotë Zelenskit

Italian Prime Minister Giorgia Meloni receives Ukraine’s President Volodymyr Zelensky at Chigi Palace during his visit to Italy for the first time since the beginning of the Russian invasion, in Rome, Italy, 13 May 2023. ANSA/ANGELO CARCONI

Janë avionë të Forcës Ajrore të Italisë që mirëpresin avionin e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy. Ai e filloi udhëtimin e tij të parë në Itali që nga pushtimi i Rusisë me takimin në Pallatin Chigi me kryeministren Giorgia Meloni. Në një konferencë shtypi pas takimit, Meloni dënoi “agresionin brutal dhe të padrejtë” të Rusisë dhe premtoi mbështetjen e Italisë për Ukrainën “për aq kohë sa është e nevojshme”. Ajo theksoi mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian dhe “intensifikimin” e partneritetit me NATO-n.

“Paqja do të vijë vetëm nëse dhe kur Rusia të ndalojë luftimet dhe sulmet kundër objektivave civile. Dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast për të përsëritur thirrjen tonë drejtuar Moskës, që të ndalojë menjëherë agresionin dhe të tërheqë trupat e saj nga territori ukrainas. Ne mbështesim planin e paqes dhjetë pikash të Presidentit Zelenskiy.”

“Dua t’ju falenderoj për ndihmën e dhënë për të shpëtuar jetë dhe për gjithçka që po bëjmë së bashku për sigurinë. Kjo mbron familjet tona, mbron fëmijët tanë dhe mbron shtëpitë e civilëve, jetën e luftëtarëve tanë.”

Pas takimeve me krerët politikë të vendit, ndodhi takimi më i rëndësishëm i vizitës. Presidenti Zelensky u prit në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Papa Françesku. Takimi i tyre vjen ndërsa Ati i Shenjtë paralajmëroi përfshirjen e Vatikanit në një mision për t’i dhënë fund luftës.

Më herët këtë javë, Françesku u takua me ambasadorin në largim të Rusisë në Vatikan, Alexander Avdeyev dhe gazeta italiane Il Messaggero raportoi se Vatikani mund t’i ketë dhënë të dërguarit një letër për presidentin rus Vladimir Putin.

Në të tjera zhvillime, Bashkimi Europian kërkoi përshpejtimin e furnizimit me municion të Ukrainës pasi forcat e vendit kanë nevojë për rreth 1000 predha artilerie çdo ditë vetëm në zonën e Bakhmut. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se vendet anëtare duhet të shohin në rezervat e tyre dhe të kapërcejnë sfidat logjistike.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share