Tre jahte luksoze janë përfshirë nga flakët në portin e San Felice Circeo, një fshat në qendër të Italisë.
Zjarri fillimisht është përhapur në një jaht 20 metra i gjatë dhe më pas ka përfshirë edhe dy mjetet e tjera lundruese ngjitur.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët arritën të shuanin flakët rreth orës 22:30.
Kryebashkiakja Monia Di Cosimo e cila ndoqi nga afër operacionet e shuarjes së zjarrit bëri të ditur se situata nuk është ende e sigurt.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por ka disa media italiane që shkruajnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Për momentin nuk ka një vlerësim të saktë të dëmeve materiale, por dyshohet të jetë i konsiderueshëm.
Klan News