Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme në 5 rajone
Qeveria italiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për zonat përreth lumit Po, i cili përbën afërsisht një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit dhe po vuan thatësirën më të keqe në 70 vjet.
Ajo vendosi gjithashtu një gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e situatës në pesë rajone veriore – Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto – duke caktuar një fonde fillestare ndihme prej 36.5 milionë Eurosh.
Dekreti i qeverisë do t’i lejojë autoritetet të shkurtojnë burokracinë dhe të ndërmarrin veprime menjëherë nëse e mendojnë të nevojshme, si për shembull vendosjen e racionimit të ujit për shtëpitë dhe bizneset.
Tv Klan