AUTORITETET FLASIN PER 20 TE ZHDUKUR
Shkëputja e një akullnaje në majën Marmolada të Dolomiteve lindore në Itali është bërë shkak i një tragjedie. 6 alpinistë humbën jetën dhe 20 rezultojnë të zhdukur. Në dispozicion janë vendosur qentë e shpëtimit dhe pesë helikopterë për të gjeur alipnistët. Meterologët shprehen se vala e nxehtësisë intensive që përfshirë Italinë që nga fundi i qershorit mund të jetë një faktor për shkrirjen e akullnajave në Alpet italiane.
Të paktën gjashtë persona u vranë, pasi një akullnajë u ça dhe rrëshqiti nga Alpet italiane. Tgcom24 raporton se nëntë persona u plagosën gjatë aksidentit në majën Marmolada të Dolomiteve lindore.
Mediat locale raportojnë se masa e akullit u shkëput nga mali teksa alpinistët po e ngjisnin atë. Autoritetet flasin për 20 alpinistë të zhdukur. Kërkimet për të mbijetuar kanë rifilluar në rajonin e Dolomites. Mes të zhdukurve ka italianë, gjermanë dhe çekë e rumunë.
Ekipet e shpëtimit po kontrollojnë gjithashtu edhe targat në parkingun e makinave si pjesë e kontrolleve për të përcaktuar se sa njerëz mund të rezultojnë të zhdukur, një proces që mund të zgjasë orë të tëra. Të lënduarit, përfshirë një person në gjendje kritike, u dërguan në disa spitale në rajonet e Trentino-Alto Adige dhe Veneto.
“Dëgjuam një zhurmë të madhe, tipike si rrëshqitje dheu, më pas pamë një ortek që zbriste me shpejtësi të madhe dhe prej andej kuptova se kishte ndodhur diçka e rëndë, u shpreh njëri prej alpinistëve. Në dispozicion janë vendosur qentë e shpëtimit dhe pesë helikopterë për të gjeur alipnistët. Kushtet e motit do të jenë vendimtare për ndërhyrjen pasi janë thelbësore për të garantuar sigurinë për operacionet.
Kryeministri Mario Draghi do të vizitojë zonën së bashku me kreun e Departamentit të Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio, autoritetet lokale dhe ekipet e shpëtimit. Ndërkohë, Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, i ka telefonuar Presidentit të Provincës Autonome të Trentos, Maurizio Fugatti, për t’i shprehur ngushëllimet për tragjedinë.
Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi ndarjen e segmentit të akullit. Megjithatë, meterologët shprehen se vala e nxehtësisë intensive që përfshirë Italinë që nga fundi i qershorit mund të jetë një faktor. Marmolada, me lartësi rreth 3,300 metra është maja më e lartë në Dolomitet lindore.
Ndryshimet klimatike i kanë bërë malet më të paqëndrueshme dhe akullnajat nuk janë më në ekuilibër. Në Marmolada në fund të muajit që lam pas u arrit rekordi për temperaturën më të lartë, me rreth 10 gradë më shumë se mesatarja.
GAZETARE: LIVIA KALLFA
PAMJET: KLAN NEËS