Një grup i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë është shkatërruar në Itali.
11 persona u arrestuan në operacionin e madh policor, shtatë prej të cilëve u kapën në flagrancë.
U konfiskuan 11 kilogramë kokainë, një kilogram marihuanë dhe afro 50 mijë euro cash.
Mediat italiane raportojnë se anëtarë e kësaj bande përdornin vetura të modifikuara për të transportuar fshehurazi drogën që hynte në Itali nga Belgjika dhe Holanda, përcjell Klankosova.tv
Fundjavën e kaluar karabinierët në përfundim të hetimeve ndaluan korrierin që po kthehej në Firence.
Nën ulësen e pasme të veturës së tij të tipit “Nissan Qashqai”, ata zbuluan një ndarje, hapja e së cilës mund të bëhej vetëm nëpërmjet një butoni që ishte fshehur nën tavan.
Aty ishin fshehur 10 pako kokainë me peshë 10 kilogramë që kanë vlerë rreth 800 mijë euro./KlanMacedonia