Përgjaken festimet e titullit të Napolit. Një 26-vjeçar i identifikuar si Vincenzo Costanzo humbi jetën pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur si Piazza Volturno, edhe pse prefekti i Napolit, Claudio Palomba pranon se ngjarja nuk ka lidhje me festimet e Scudettos.
Rreth 203 persona kanë marrë plagë pas festimeve të shfrenuara në rrugët e qytetit të Napolit, që theu kështu mallkimin 33-vjeçar për t’u rikthyer në majën e futbollit italian. Festimet kanë qenë të zjarrta prej ditësh në qytetin jugor, që e siguroi titullin kampion 5 javë para fundit.
Edhe në Udine kishte episode dhune. Madje, ashtu siç edhe kishin paralajmëruar ultrasit e skuadrës Friuliane u përpoqën që të prishin disi festimet në fushën e tyre. Disa prej tyre zbritën në fushën e barin e gjelbër për të sulmuar dhe goditur tifozët kundërshtarë. Festimet që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit u mbajtën edhe në Londër, aty ku ishin mbledhur shumë tifozë të napoletanëve.
Klan News