Itali, 23 vjeçari shqiptar përplasi me makinë të dashurën pas një sherri jashtë diskotekës

Një 21-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga pasi ka aksidentuar me dashje të dashurën e tij kur doli nga një diskotekë në zonën e Bolzanos të Italisë.

Pas kësaj ai është larguar teksa e reja, e cila është rreth 20 vjeç, u shpëtua dhe u dërgua në spital ndërsa ka pësuar një frakturë në kockën e gjoksit.

Vajza e ka denoncuar shqiptarin, për të cilin ka thënë se e ka keqtrajtuar prej disa kohësh.

21-vjeçari, me iniciale G.F., u arrestua të martën. Gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka folur për agjentët. Megjithatë, policia e akuzon atë për vrasje me dashje dhe keqtrajtim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share