Iseni: Reagimi i qeverisë së Kosovës ndaj Bujar Osmanit, sikur e zhvendosi fushatën edhe në Kosovë…

I ftuar në emsionin Debat Plus gazetari Xhenur Iseni në lidhje me plani 9 pikësh të hartuar nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, tha që edhe reagimi nga përfaqësuesi i qeverisë së Kosovës erdhi si befasi kur kuptuan se ky plan ishte hartuar nga Osmani. Sipas Isenit kjo situatë ka filluar që ta zhvendosi fushatën edhe në Kosovë.

“Tani fushata po merr edhe përmasa rajonale ku po transferohet edhe në Kosovë. Ndoshta ka qenë befasuese kur ka kuptuar se plani 9 pikësh që e kanë refuzuar ka qenë i hartuar nga Bujar Osmani. Dhe mendoj se mbas kësaj që shkruan zëdhënësi i qeverisë, kur e kanë kuptuar kanë pritur një qasje më ndryshe nga ministri i Jashtëm duke pasur parasysh që gjatë këtij 4 vjeçari ai është dhënë fatëmirësisht privilegjeve të OSBE-së.
Mendoj se është dashur të kordinohet edhe me qeverinë e Kosovës, megjithatë edhe siç u përgëzua nga Escobar dhe të tjerët ishte një plan i mirëformuar”, tha Iseni./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share