Ismajlgeci prezantohet tek Zrinjski Mostar

Firmos kontratën deri në vitin 2026

Marsel Ismajlgeci u prezantua si lojtari më i ri i Zrinjski Mostar, klub në Bosnje Hercegovinë.

Sipas kontratës që nënshkroi, ish-mbrojtësi i Tiranës do të luajë për këtë skuadër të paktën deri në vitin 2026.

“Shëtita për disa orë në qytet. Me pëlqeu. Por çka është më e rëndësishme është që mund më pëlqejë klubi. Mezi po pres që të jem pjesë e skuadrës, të kem mundësi të ndihmoj me gola dhe asiste”, tha Ismajlgeci.

22-vjeçari, kapiten me Tiranën luajti 122 ndeshje zyrtare me bardheblutë duke shënuar 10 gola dhe 14 asist. Ai bëri edhe dy paraqitje për Kombëtaren A.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share