I ftuar në emsionin Debat plus gazetari Abedin Ismaili theksoi se aryeja e humbjes së VLEN-it ishte pasiviteti i aktivistëve të cilët ranë në qetësi duke menduar se do të ishin firues.
Sipas Ismailit nga ana tjetër aktivistët e Frontit Europian rritnin vazhdimish aktivitetet e tyre.
Ai theksoi se VELN-i e humbi raundin e parë të zgjehdjeve.
“Nxitësi i humbjes së VLEN-it ka qenë rritja e intensitetit të aktivitveteve të frontit Europian dhe ky pasitivet i tyre ka ardhur si shkak i asaj që Fronti Europian ka qenë aktiv, ndërsa ata ishin pasiva, dhe këtë aktivitet e kanë parë si frikë të frontit dhe aktivistët e VLEN-it kanë qenë pasiv në çdo lloj aktiviteti, duke menduar se do t’i mposhtin për shkak të frikës që kanë menduar ata. Në raundin e parë VLEN humbi”, tha Ismaili/tvklan.mk/