Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, mësuesi Satki Ismaili ka folur rreth problemeve që përballen çdo ditë në shkolla me çështjen e librave, dëmtimeve të tyre mungesave të tyre.
‘‘Nuk themi që s’janë të dëmtuar por ka edhe prej tyre që nuk e kanë aspak librin, paramendoni si është ndjesia e neve mësimdhënësve dhe nxënësve, shembull i themi nxënësit hape librin në faqe 137 nxënësi thotë nuk e kam këtë faqe më mungon kjo faqe. Unë jam njohës i mirë i rrethanave arsimore, shumë subjekte a thua nuk bëjnë krahasim mes librave që botohen në Maqedoni dhe vendeve evropiane se çfarë librash kanë çfarë kopertinash ato normal që do dëmtohen’‘ – tha Satki Ismaili, mësues. /KlanMacedonia/