Islami-Veliu: Anglia siguroi fitore të vështirë kundër Serbisë në Euro 2024

Në një ndeshje të mbushur me tension dhe emocion, Anglia ka arritur të marrë një fitore të ngushtë kundër Serbisë. Trajneri Zamir Islami i ftuar në emsionin Euro Klan 2024, vlerësoi paraqitjen e skuadrës angleze, duke theksuar se pjesa e parë ishte dominuar nga Anglia.

“Besoj që në këto ditë të nxehta janë të mirpritura këto ndeshje, dhe të gjithë e presin këtë eveniment, sidomos kur mbarojnligat nëpër shtete të ndryshme. Mendoj se në pjesën e par qe ma mir Anglia, ndërsa pjesën e dytë me tërheqjen rrezikoi. Unë mendoj se u ngut pak seleksionnuesi i sërbisë me ndërrimet, ku u shfaq një shqnjë revolte dhe nervozizmi. Dhe nga ai moment Anglia qe më shumë komode, dhe më shum kalkulonte Anglia dhe morri rezultatin e fitores”, tha Islami.

Nga ana tjetër, trajneri Amir Veliu theksoi se pavarësisht presionit të Serbisë pas minutës së 50-të, Anglia mbeti e palëkundur, me portierin anglez që bëri disa pritje kyçe për të mbrojtur avantazhin. Veliu veçoi performancën e Jude Bellingham, i cili me përvojën e tij dhe formën e shkëlqyer nga Real Madridi, kontribuoi në momentin vendimtar të ndeshjes i dha Anglisë një fitore të merituar, por jo pa vështirësi.

“Edhe pse mund të vrehet se nga minuta e 50 vuajti Anglia nga Serbia, megjithatë nuk ndodhë ndonjë befasi dhe portieri anglez mbrojti portën. Siç e cekët dhe ju njëri nga lojtarët më të mirë Bellingham në minutën e 13 që qe minuta vendimtare, me përvojën e tij, dhe formën e tij që vjen nga Real Madridi, dhe arriti të bëjë një një fitore po jo aq të lehtë”, tha Veliu./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share