Islam Makhachev, kampioni i ri në peshat e lehta në UFC

Islam Makhachev fitoi titullin vakant të UFC-së në peshën e lehtë në ndeshjen kundër Charles Oliveira.

Makhachev dominoi nga minutat e parë të meçit, ndërsa e detyroi brazilianin ta dorëzonte duelin me tri trokitje në shenjë dorëzimi.

“Gjithë jetën jam lutur shumë për këtë moment. Që i vogël jam lutur për këtë”, deklaroi kampioni i ri. “E dija se kjo nuk do të ishte një luftë e lehtë. E dija se ai do të ishte i kujdesshëm ndaj aftësive të mia në mundje, kështu që e dija se ai nuk mund të shtynte shumë”.

Olivierës i ishte hequr titulli në peshore kur peshoi rëndë për mbrojtjen e titullit kundër Justin Gaethje në maj.

https://twitter.com/TommmySmart/status/1583925366682312704

Luftëtari nga Dagestani, i vlerësuar prej kohësh si trashëgimtari i fronit të ish-sundimtarit Khabib Nurmagomedov, shkoi në një seri fitoresh prej 10 ndeshjesh dhe filloi si favorit në Abu Dhabi.

Dhe ai shënoi goditjen e parë kuptimplote të betejës kur e goditi në mjekër Oliveiran me dorën e majtë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share