ISK: Aktorët politik me gjetje të paverifikuara dhe akuza të pabaza!

MATJA E NARATIVIT TË DËMSHËM POLITIK

Instituti për studime të komunikimeve IKS, ka publikuar raportin e dytë në kuadër të hulumtimit “Matja e narativit të dëmshëm politik”, si sublimat i të dhënave nga monitorimi i praktikave të komunikimit të aktorëve politik dhe transmetimi i tyre nëpër media gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2023.

Rezultatet e monitorimit dhe analizës së komunikimit publik partiak për periudhën nëntor – dhjetor 2023, sipas Institutit për Studime të komunikimave, tregojn se në ueb-faqet partiake dhe në profilet në Facebook të aktorëve politik, shpeshherë jepen gjetje të paverifikuara si dhe akuza të pabaza për korrupsion, jotransparencë, joprofesionalziëm, keqpërdorimi I detyrës zyrtare, si bazë për sulm ndaj oponentëve politik.

“Retorika tek partitë më të mëdha politike bazohet në përdorimin e fjalëve dhe formulimeve me të cilët denigrohet oponenti politik ose një grup i caktuar njerëzish, me qëllim të shkaktimit të ndasive. Ky narativ polarizues edhe në këto dy muaj, shpeshherë buron nga akuzat dominante për lidhjet me frontin “proevropian” dhe “antievropian” – thonë nga Instituti për Studime të komunikimeve.

Tek mediat, narativat e dëmshme “prodhohen” nga aktorët politik e jo nga gazetarët – thuhet në këtë hulumtim, duke tërhequr vërejtjen se vazhdon praktika e moskritikës dhe mënyrës së njëanshme të transmetimit të informacioneve të paverifikuara të aktorëve politik.

Hulumtimi në fjalë është zbatuar me ekspertë nga fusha e komunikimeve dhe mediave ku janë ndjekur 10 parti politike dhe liderët e tyre, parti këto që kanë së paku 2 deputetë në Kuvend, si dhe komunikimi përmes Facebookut të anëtarëve të Qeverisë së RMV-së.

Gjithashtu janë monitoruar edhe 11 media online dhe 9 stacione televizive. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share