AMBASADORI TURK THIRRET NGA UKRAINA
Pasi u tërhoqën nga ishulli i Gjarpërinjëve forcat ruse e kanë goditur atë me raketa teksa disa ushtarë ukrainas po vendosnin flamurin kombëtar. Ndërkaq dy magazina që mbanin rreth 35 tonë drithë u shkatërruan në Odesa. Ukraina do të thërrasë ambasadorin e Turqisë pasi anija ruse që transportonte grurë që Ukraina pretendon se është vjedhur nga portet e saj u lejua të nisej. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se armët e rënda nga aleatët perëndimorë kanë filluar të vendosen në dispozicion me kapacitet të plotë.
Ukraina do të thërrasë ambasadorin e Turqisë pasi anija ruse që transportonte grurë që Ukraina pretendon se është vjedhur nga portet e saj u lejua të nisej.
Anija ruse Zhibek Zholy, e cila ishte me grurë të vjedhur ukrainas, u lejua të largohej nga porti Karasu, pavarësisht thirrjeve të Kievit drejtuar Tuqisë për të hetuar mbi tre anije ruse.
Zhibek Zholy transportonte ilegalisht 7,000 tonë drithë nga Berdiansk i pushtuar nga Rusia, një port ukrainas në juglindje të vendit. Reuters raporton se anija po priste jashtë portit ndërsa më herët po kryheshin hetime për origjinën e dërgesës. Rusët e kishin mohuar se anija ishte ndalur, duke thënë se ajo po i nënshtrohej procedurave standarde.
Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se ka vrarë ushtarë ukrainas që po përpiqeshin të ngrinin flamurin e Ukrainës në ishullin e gjarpërinjve të rimarrë së fundmi. Autoritetet në Odesa konfirmuan se raketat kishin goditur ishullin dhe se rusët kishin shkatërruar gjithashtu dy magazina drithërash të cilat përmbanin rreth 35 ton drithë.
Ndërkaq jë avion rus sulmoi ishullin Zmiinyi, si rezultat i të cilit u shkatërrua një pjesë e personelit ushtarak ukrainas. Rusia e braktisi atë në fund të qershorit në atë që tha se ishte një gjest i vullnetit të mirë një fitore për Ukrainën.
Forcat ruse në Ukrainën lindore vijojnë presionin mbi trupat ukrainase përgjatë kufijve veriorë të rajonit të Donetsk, në përgatitje për një ofensivë të re më të gjerë kundër tij. Moska e ka bërë të qartë se po planifikon të pushtojë pjesë të rajonit fqinj Donetsk, të cilat nuk i ka kapur ende.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se armët e rënda nga aleatët perëndimorë më në fund kanë filluar të vendosen në dispozicion me “kapacitet të plotë” në vijat e frontit. Në fjalimin e tij me video të natës, Zelenskiy tha se ushtria ukrainase ka qenë në gjendje të synojë magazinat dhe vendndodhjet ruse që janë “të rëndësishme për logjistikën”.
Beteja për Sloviansk ka të ngjarë të jetë gara e radhës kyçe në luftën për Donbasin. Ukraina ka hedhur poshtë pretendimin se forcat ruse shkatërruan dy sisteme të avancuara raketore Himars të prodhuara nga SHBA dhe depot e tyre të municionit në Ukrainën lindore.
GAZETARE: LIVIA KALLFA