Një zyrtar policor është sulmuar dje në pikën kufitare në Jarinje.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:20.
I dyshuari në fjalë, serb me shtetësi kosovare, ka rezultuar si person i kërkuar në sistemin BMS, gjatë kontrollit dhe verifikimit, raporton Indeksonline.
I njëjti ka arritur të hap derën e automjetit, duke e shtyrë policin, për t’u larguar me shpejtësi, duke dalur në anën serbe të kufirit.
Policia ka bërë të ditur se prokurori është njoftuar për rastin.
Rasti i iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” është në procedurë hetimore.