Ishte në kërkim nga Interpoli, arrestohet në kufirin e Jazhincës 40-vjeçari nga Kosova

MPB ka njoftuar se me datë 20.10.2024 në ora 12:45 në vendkalimin kufitar Jazhincë, gjatë hyrjes në vendin tonë, zyrtarët policorë kanë privuar ngaliria personin Z.K (40) nga Kosova pasi që gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti është regjistruar në masën ,,arrest” me kërkesë të Interpolit të Austrisë.

Ai ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga efektivët e policisë. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share