ISHP: Ulje prej 39,3 e rasteve pozitive me Kovid-19 javën e kaluar, gjithsej 83 pesona të hospitalizuar

Janë testuar gjithsej 4.984 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 14,8%.
Pozitive janë 1.069 raste, nga 31 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 39,3%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 9,8% deri më 23,3%, mesatarisht 19,9%.
Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Shkup ((n=564; 52,7%). Incidencë më e lartë javore është regjistruar në Berovë (165,3/100.000), Kavadar (101,2/100.000), Shkup (92,9/100.000) dhe
Kratovë (92,8/100.000.

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshave mbi 60 vjet (n=434; 40,6%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=43; 4,0%) dhe 10-19 vjet (n=45; 4,2%).

Sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 1.582 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.
Gjatë javës së kaluar janë raportuar 269 reinfektime, 33,9% më pak se javën që kaloi. Janë raportuar 5 raste të vdekjes gjatë javës së kaluar (29.08-04.09.2022) numri më i madh i të cilëve
janë nga Shkupi (2), dhe nga një nga Kërçova, Vinica dhe Probishtipi. Të gjithë kanë qenë në moshë mbi 60 vjet dhe me komorbiditete.

Deri më 04.09.2022, janë regjistruar gjithsej 340.948 raste me COVID-19 (I=18.562,9/100.000). Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Manastir ndërsa morbiditet më të madh ka në Kavadar (30.236,0/100.000) dhe Shkup (26.334,1/100.000). Mortalitet më i lartë është regjistruar në Ohër, Prilep dhe Kavadar. Letalitet më i lartë është regjistruar në Kriva Pallankë dhe Strugë.

Është regjistruar rënie e incidencës në 34 qytete. R0 sillet nga 0,38 në Demir HisaR deri më 1,75 në Probishtip.
Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 162.868 (47,8%) meshkuj dhe 178.080 (52,2%) femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 17.876,2/100.000, ndërsa tek femrat 19.238,9/100.000.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,2 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet– 86.270 (25,3%) ndërsa morbiditet më i lartë specifik prej
25.793,9/100.000 tek grupmosha 30-39 vjet (n=64.609). Morbiditet më i ulët, 4.341,7 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 vjet, ku janë regjistruar ku janë raportuar
8.937 raste.

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruara gjatë një dite (n=2.344) është regjistruar në 24.01.2022.
Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën e katërt të vitit 2022 (n=11.887). Nga java e 5 e vitit 2022 regjistrohet një rënie e
vazhdueshme e numrit të rasteve me COVID-19, me një rritje të lehtë në javën e 19 të vitit 2022, dhe një stagnim në javën e 23. Nga java e 30 vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve.

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV për momentin ka 83 persona të hospitalizuar, nga të cilët 34 në terapi me oksigjen ndërkohë që nuk ka pacientë në ventilim mekanik.
Janë raportuar 1.663 raste tek gra shtatzëna dhe 10.986 tek punonjës shëndetësorë. Janë regjistruar edhe 11.204 raste të importuara.
Deri më 04.09.2022, janë regjistruar edhe 19.872 (5,8%) raste të reinfektimit. Janë regjistruar 9.499 raste të vdekjes (Lt = 3,0%). Numër më i madh i vdekjeve janë regjistruar në javën e 14 të vitit 2021 (314). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=7.931; 83,5%) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 1.802,0/100.000. Janë
regjistruar 5.639 (59,4%) vdekje te meshkujt dhe 3.860 (40,6%) raste të vdekjes tek femrat.
7.624 (80,3%)kanë pasur komorbiditete si sëmundje kardiovaskulare (n=6.333), diabet (n=2.567), sëmundje të mushkërive (n=1.162).
Nga rastet e reinfektimit, 26 kanë pasur përfundim fatal. Janë regjistruar edhe 41 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 9 gra shtatzëna. 825 (8,7%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 8.674 (91,3%) në spital.

Nga 15.02.2020-04.09.2022 janë kryer gjithsej 2.154.094 testime në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoninë e Veriut janë bërë 1.041.042 teste
në 1.000 000 banorë. 1.437.606 ose 66,7% janë me testim molekular (PCR) ndërsa 716.488 ose 33,3% me test të shpejtë antigjen.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 1.296 persona (0,6%) janë raste aktive, ndërsa 330.153 (96,8%) janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas
algoritmit të ri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share