ISHP: Numri i duhanpirësve në Maqedoni është 45%

Përdorimi i duhanit në vendin tonë është shumë i lartë.

Hulumtimet e fundit tregojnë se përqindja e përfaqësimit të popullatës që përdor duhan na vendos ndër vendet në botë me përqindjen më të lartë të qytetarëve – duhanpirës aktiv.

Sipas hulumtimit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), numri i duhanpirësve aktivë në vendin tonë është 45,4 për qind, me një përqindje shumë të ulët të njerëzve – pesë për qind, të cilët kanë provuar me sukses dhe kanë lënë duhanin vitet e fundit.

Këto të dhëna i ndau ISHP me rastin e 31 majit – Ditës Botërore kundër përdorimit të duhanit.

“Në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, të cilat funksionojnë në bashkëpunim me qendrat e shëndetit publik në të gjithë vendin, ka frekuentim shumë të vogël. Në 2023, vetëm 43 persona erdhën në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, që është një numër shumë i vogël. Përkatësisht nuk ka interes të madh për lënien e duhanit tek popullata”, theksojnë nga Instituti.

Nga aty theksojnë se si një nga faktorët më të mëdhenj dhe më të zakonshëm të rrezikut në pothuajse të gjitha llojet e sëmundjeve kronike jo ngjitëse, përdorimi i duhanit kontribuon seriozisht në përkeqësimin e shëndetit të përgjithshëm të popullatës. Si pasojë e përdorimit të rregullt të duhanit mund të shfaqen sëmundje kardiovaskulare, respiratore, riprodhuese, malinje, endokrine dhe shumë lloje të tjera.

“Pavarësisht të gjitha institucioneve përkatëse në vend që punojnë për reduktimin e përdorimit të duhanit, përfshirë edukimin e vazhdueshëm të popullatës, fatkeqësisht nuk ka progres të madh në përpjekjet për uljen e prevalencës së duhanpirjes në vend. Edhe pse Republika e Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar Konventën kornizë për kontrollin e duhanit (FCTC) të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2006 dhe me kalimin e viteve ka pasur përpjekje për të forcuar rregulloret shëndetësore në lidhje me përdorimin e duhanit, vitet e fundit ka pasur një ngecje në këtë fushë, me heqjen e ndalimit të pirjes së duhanit në tarracat e objekteve hotelierike, dhe përveç kësaj, është lejuar përdorimi i pajisjeve elektronike që ngrohin, por jo djegin duhanin (HTTP) në lokale publike të mbyllura”, shtoi ISHP.

Industria e duhanit, siç theksojnë ata, me të gjitha resurset e saj lufton me sukses përpjekjet për forcimin e legjislacionit ligjor, i cili në fakt është një nga kushtet për hyrje në Bashkimin Evropian, ndaj nevoja për përshtatjen e ligjeve me ato të BE-së është E nevojshme për përparimin e vendit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share