Ishin nisur për në Shqipëri, përfshihet në aksident familja shqiptare prej 5 anëtarësh

Një familje shqiptare prej 5 anëtarësh është përfshirë në një aksident rrugor në Itali në autostradën A16 Napoli – Canosa në territorin e komunës së Laqedonisë në kufi me Pulian.

Si pasojë e aksidentit, u plagosën çifti dhe fëmijët e tyre, të cilët u transportuan menjëherë në spitalin e Foggia-s për të marrë mjekim më të specializuar.

Mësohet se familja shqiptare ishin nisur nga Bari për të ardhur në atdhe./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share