Takon opozitarët iranianë
Ka mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në Shqipëri, ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Pence ka vizituar kampin ASHRAF në Manëz të Durrësit, ku po qëndrojnë iranianët.
Në fillim është pritur në një ceremoni nga udhëheqësja opozitarëve iranianë, Marjam Rajavi dhe më pas ka vizituar Muzeun e Torturave që është brenda kampit.
Më pas është organizuar aktiviteti, nga ku mësohet se të pranishëm në sallën e madhe përveç muxhahedinëve ishin edhe shumë deputetë të parlamentit shqiptar, si Taulant Balla, Pandeli Majko, Enkelejd Alibeaj, Belind Këlliçi dhe Monika Kryemadhi.
Axhenda e Pence nuk është bërë publike për arsye sigurie, por pritet që gjatë vizitës së tij të ketë dhe takime të tjera të nivelit politik.
Tv Klan