Ish-truproja i Thaçit vdiq në një spital në Shkup, iniciohet rasti “hetim mbi vdekjen”

Të hënën në një spital në Shkup ka vdekur Ilir Qallapeku, truproja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Familjarë të tij rastin e kanë raportuar në Policinë e Kosovës. Nga ky institucion është bërë e ditur se me vendim të Prokurorit rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”, ndërsa që trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“HETIM MBI VDEKJEN – Shkup – Maqedoni /06.11.2023-13:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti i lartcekur dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 – orësh.

Ilir Qallapeku vdekur të hënën në një spital në Shkup, ku sipas raportimeve i njëjti vdiq pas një sulmi në zemër.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share