Ish-shefi i KFOR: Zgjidhja politike sjell paqen në rajon

“Po hetojmë edhe ne për ngjarjen e Banjskës”

Komandanti i KFOR-it vlerëson se vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe në rajon.

Në konferencën lamtumirëse për media Ristuccia i ka përmendur incidentet e muajve të fundit, kryesisht në veri të Kosovës, dhe ka vlerësuar se të gjitha tregojnë që situata mbetet e paqëndrueshme dhe mund të tensionohet shpejt.

“Situata tani në Kosovë është më e qetë sesa ditëve të fundit, mirëpo nëse palët nuk ulen për ta negociuar një zgjidhje politike, kjo situatë do të jetë më e cënueshme dhe më e paqëndrueshme sesa ajo paraprake. Ai bëri të ditur se shtimi i numrit të trupave në Kosovë është i domosdoshëm, në mënyrë që KFOR-i të mund ta përmbushë mandatin që ka. Ndërsa roli i policisë sipas tij nuk mund të zëvendësohet”.

Ka rikujtuar se KFOR-i është përgjegjës për ruajtjen e zonës kufitare të Kosovës me Serbinë dhe ka forca të angazhuar përreth saj, mirëpo që terreni problematik, kryesisht malor, lë hapësirë për qarkullime të shumëfishta.

“Situata pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, përfshirë rreth 570 zyrtarë policorë, e ka krijuar një vakum shumë të rrezikshëm në veri. Kjo pasiguri përbën shqetësim për ne”.

E për logot e KFOR-it që u gjetën pas sulmit në Banjskë e që ishin përdorur nga sulmuesit serbë, Ristuccia ka deklaruar se KFOR-i po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme.

“Janë duke u bërë hetime dhe kemi ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të zvogëluar rrezikun e asaj që ne e quajmë ‘sulm nën flamur të rremë’”.

Situata është përshkallëzuar pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 Shtator.

Si pasojë e sulmit është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share