Ish portieri i Fenrebahçes, Ertan Ersu ka firmos kontratë 18 mujore me KF Gostivarin

Portieri nga Turqia, 29 vjeçar Erten Ersu, nga dita e  sotme zyrtarisht  është portier i ri i klubit të futbollit Gostivari. Erten Ersu i lindur  më 21.04.1994 në Stamboll pjesën më të madhe të karrierës së tij nga viti 2010 deri në vitin 2016 e ka kaluar në Fenerbahçe, në sezonin 2016/17 ishte  pjesë e ekipit  Gaziantepspor, që më pas në sezonin 2017/20  serish ishte  te  Fenrebahçe  prej ku kaloi te Konyaspor  deri në verën e 2023 në 6 muajt e fundit sërish kaloi te Gaziantepspor prej ku erdhi te Gostivari.

Informatat nga KF Gostivari flasin se portieri turk Erten Ersu ka firmos kontratë 18 mujore që do të thotë se ai duhet të qëndroj deri në fund të sezonit 2024/25.

Portieri Erten Ersu ishte i pranishëm që në seancën e parë stërvitore të martën kur ekipi nisi përgatitjet për sezonin pranveror./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share