Modelja 24-vjeçare tregon format e saj trupore e veshur me bikini
Ish e dashura e Kanye West, Juliana Nalu, ka kaluar pushimet e Krishtlindjes në plazhin e Rio de Janeiro-s. Modelja, 24 vjeçe, u shfaq me një palë bikini të zeza, teksa festonte në plazh bashkë me qenushin e saj, Rio, i cili mban emrin e vendlindjes së saj në Brazil.
Për pamjen në plazh ajo zgjodhi një stil të veçantë të flokëve ku binin në sy gërshetat e saj dukë bërë që të marrë vëmendjen me ndryshimin e fundit. Ndërsa ecte në breg, ajo mbante qenushin e saj mbi supe.
Më 5 dhjetor, modelja ndau në rrjetet sociale se ishte beqare pas vetëm dy muajsh romancë me Kanye West, ish-bashkëshortin e Kim Kardashian dhe babain e fëmijëve të saj.
Kur një fanse e pyeti se si mund të dilte me një antisemit, ajo shkroi: “Unë jam beqare. Faleminderit për kujdesin”. Ish-çifti fillimisht u përfol për lidhje romantike pasi u panë në NeëYork në Tetor në fillim të këtij viti.
Klan News