Ish-partnerja i kërkon Achraf Hakimit gjysmën e pasurisë

Hiba Abouk mund të mos përfitojë për shkak se pasuria e futbollistit është në emër të nënës së tij

Divorci i Hiba Abouk me Achraf Hakimi u bë kryefjalë e mediave rozë. 36-vjeçarja vendosi t’i jepte fund martesës me 24-vjeçarin pas akuzave për përdhunim që rëndonin mbi të që nga muaji i kaluar.

Pavarësisht se aktorja spanjolle pretendon 50% të pasurisë, mediat e huaja bëjnë me dije se pasuria e Hakimit është e shkruar në emër të vjehrrës së saj, Fatimes.

Është e ditur tashmë që  24-vjeçari ka një dobësi të veçantë ndaj nënës së tij  dhe ka vendosur që 80% e pagës mujore që merr t’i shkojë asaj.

Ndonëse lajmi ka bërë bujë në Spanjë dhe Marok, po ashtu është bërë e ditur se Abouk nuk është në një situatë ku i duhet një pjesë e pasurisë së ish-bashkëshortit të saj për të përballuar jetesën, pasi ajo vetë  ka një pasuri të konsiderueshme.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share