Javier Mascherano raportohet se do të emërohet së shpejti si trajneri më i ri i Inter Miamit.
Kjo do të thotë se ish-legjenda e Barcelonës do të ribashkohet me bashkëvendasin e tij Lionel Messin në Florida sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetarit Cesar Luis Merlo, Mascherano raportohet se do të nënshkruaj një kontratë afatgjatë me klubin nga MLS.
Ai gjithashtu do të largohet nga pozita e tij si përzgjedhës i Argjentinës U20, aty ku drejton një numër lojtarësh të rinj të Inter Miamit.
40-vjeçari ishte bërë pjesë e Liverpoolit në vitin 2006 atje ku kishte luajtur për katër sezone dhe kishte krijuar një partneritet të frikshëm me Steven Gerrard dhe Xabi Alonso.
Mascherano ka luajtur me Messi, Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets gjatë tetë sezoneve të tij tek Barcelona.
Gjatë kohës së tij në Spanjë, Mascherano kishte fituar pesë tituj të La Ligas dhe dy herë Ligën e Kampionëve.
Gerardo Martino dha dorëheqje nga pozita e tij më herët gjatë kësaj jave pas një përfundimi zhgënjyes të sezonit ku u eliminuan nga play-offi.
Martino i cili kishte udhëhequr Inter Miamin drejt sezonit të tyre më të mirë në MLS në histori të klubit, besohet se e ka marrë këtë vendim për arsye personale.
Emërimi i tij në krye të klubit ishte vetëm njëra prej disa lëvizjeve të mëdha që ka bërë klubi së bashku me blerjet e Messit, Busquets, Alba dhe Suarez./Telegrafi/