Përmirësohet gjendja e tij shëndetësore
Gjendja shëndetësore e ish kryeministrit Fatos Nano është stabilizuarndajai është rikthyer në shtëpi pas rreth 1 muaj i shtruar në spital. Që prej 24 gushtit Nano ka marrë trajtim mjekësor nga bluzat e bardha pasi shfaqi probleme me frymëmarrjen për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që i kanë nisur atij që në periudhën e Covid-19.
Për shkak të insuficencës respiratore ai qëndroi për disa ditë i intubuar në pavijonin e Reanimacionit. Ky problem shëndetësor kronik që po kalon z. Nano njihet në gjuhën mjekësore si SPOK.
Mjekët përdorën prcedurën e “Trakeostomisë”, duke i vendosur një tub në trake që u lidh me respiratorin dhe trakenë e pacientit Nano dhe dha rezultat pozitiv në përmirësimin e shëndetit të ish-kryeministrit.
Nëpërmjet kësaj metode u mundësua kalimi i oksigjenit drejt mushkërisë.
Fatos Nano ka qenë herë 3 herë kryeministër i vendit në periudha të ndryshme dhe u largua nga pushteti dhe drejtimi i Partisë Socialiste në vitin 2005. Edhe 71 vjetori e gjeti në spital ish-liderin e Partisë Socialiste.
Fatos Nano ka qenë kryetar i PS-së për 13 vjet dhe 3 herë kryeministër i vendit në periudha të ndryshme dhe u largua nga pushteti dhe drejtimi i Partisë Socialiste në vitin 2005. Kryeministri Edi Rama e nderoi atë me “Ylli i Mirënjohjes Publike” për kontributin e tij në drejtimit e vendit.
Klan News