Kryeministri në largim Boris Johnson është kritikuar për situatën ekonomike në vend
Kryeministri britanik Boris Johnson është kritikuar rëndë se ka krijuar një vakuum politik në zemër të qeverisë së tij duke kërcënuar një krizë ekonomike edhe më të thellë në Britaninë e Madhe.
Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për një recesion të gjatë ndërsa çmimet e energjisë rriten në nivele të paprecedenta, duke lënë miliona njerëz në rrezik të vështirësive ekonomike.
Gordon Brown, kryeministër gjatë krizës financiare të vitit 2008, paralajmëroi se vendi po përballet me një “bombë ekonomike me sahat” nëse nuk hartohet një plan për dimrin e vështirë që po vjen.
“Kjo javë është javë kyçe“, tha Brown në një intervistë të fundit duke shtuar se qeveria duhet të punojë përpara se faturat e energjisë të rriten me 70% në Tetor.
Situata ekononomike me të cilën përballet Britania e Madhe u evidentua edhe nga Banka e Anglisë të enjten, kur rriti normat e interest, që ishin më të lartat në 27 vite.
Me çmimet e energjisë që parashikohet të qëndrojnë të larta, banka qendrore thotë se vendi po përballet me rënien më të madhe të standardeve të jetesës që nga viti 1960. Qeveria e Johnson, me Sunak në thesar, përcaktoi një paketë mbështetjeje prej 15 miliardë Paund në Maj, por çmimet e energjisë kanë vazhduar të rriten që atëherë.
Partia opozitare ka kritikuar Johnson dhe ministrin e tij të ri të Financave, Nadhim Zahawi për përkeqësimin e ekonomisë.
Klan News