Ish-kryeministri Berisha apelon masën e sigurisë

Avokati: Vendimet janë nul dhe nuk kanë efekt

Ish-Kryeministri Sali Berisha kërkon shuarjen e masës së sigurisë detyrim për t’u paraqitur dhe ndalim të daljes jashtë vendit në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Me anë të avokatit të tij, Genc Gjokutaj, ai iu drejtua këtë të hënë Shkallës së Dytë duke kundërshtuar të dy vendimet, edhe atë që u dha në mungesë të tij, edhe verifikimin e masës me avokatë të zgjedhur kryesisht nga gjykata duke i konsideruara si të kundërligjshëm.

“Për masat e sigurimit kanë një praktikë antiligjore që kanë aplikuar dhe kjo praktikë të heq mundësinë për të anikmuar me argumente. Të dyja vendimet janë pasojë e moskonsiderimit të provave dhe rrethanave. Të dyja vendimet nuk kanë efekt”.

Të enjten, në 26 Tetor, Gjykata e Posaçme pas 3 ditësh seanca vendosi vijimin e masës së sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji për ish-Kryeministrin.

Vendimi u dha me avokat të shtetit, caktuar kryesisht nga Gjykata, pasi vetë ish-Kryeministri nuk pranoi të paraqitej dhe avokatët tij braktisën seancën pasi nuk iu pranuan kërkesat që bënë.

Ish-Kryeministri akuzohet nga SPAK se është përfshirë në korrupsion pasiv në procedurën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Për të njëjtën çështje po mbahet në arrest me burg dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ndërsa për biznesmenin Fatmir Bektashi është dhënë masa detyrim paraqitje.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share