Ish-komandanti i KFOR-it: Kosova s’duhet të zbatojë me çdo kusht sundimin e ligjit kur bëhet fjalë për targat

“Të dyja palët duhet të çarmatosen verbalisht. Kërcënimet nga njëra anë janë po aq të rrezikshme sa edhe kërcënimet nga ana tjetër”, tha në një intervistë për DW në gjuhën serbo-kroate ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Buhler.

Ndër të tjera, ish-komandanti i KFOR-it thotë se para se Kosova dhe Serbia të merren me detaje teknike, duhet të merren me pajtimin mes vete.

Po ashtu, Buhler thotë se përgjegjësi për këtë kanë të dyja palët, mirëpo më së shumti ajo serbe sepse në qeverinë e shtetit fqinj, thotë ai, “kanë përgjegjësi edhe politikanët që kanë qenë aktivë në kohën e Millosheviqit”.

“… mendoj se kemi shumë kohë që merremi me detaje dytësore, detaje të bashkëpunimit teknik. Edhe ato janë të rëndësishme, por edhe më i rëndësishëm është pajtimi i Serbisë dhe Kosovës. Për këtë duhen të dyja palët, e mbi të gjitha njëra palë, pala serbe, sepse aty kanë përgjegjësi edhe politikanët që kanë qenë aktivë në kohën e Millosheviqit. Kjo vlen edhe për politikanët në Kosovë, të cilët nuk duhet të punojnë tani për përshkallëzim, por për deeskalim dhe pajtim. Nëse ky synim pranohet nga të dyja palët, dhe kjo është ajo për të cilën po përpiqet komuniteti evropian, atëherë natyrshëm do të pasojnë detajet teknike”, theksoi Buhler në këtë intervistë të përkthyer nga Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share