Ish-kandidati për President të Serbisë përkulet para Jasharëve në Prekaz, kërkon falje për krimet serbe

Se do të vinin shumë njerëz për homazhe në Prekaz sot dihej. Por, se para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari do të përkulej edhe një serb nuk pritej.

E veç kësaj, Nikola Sanduloviç kërkoi edhe falje për krejt të këqijat që bashkëkombësit e tij bënë gjatë luftës në Kosovë.

“Kërkoj një ndjesë të madhe dhe kërkoj falje për të gjitha krimet e kryera nga Millosheviçi dhe kjo qeveri aktuale në Serbi, që kanë bërë ndaj jush. Do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj jush të përgjigjen”, tha ai.

Politikani nga Serbia që synoi t’ia marrë pushtetin Aleksandar Vuçiçit erdhi në Skënderaj bashkë me liderët shtetërorë të Kosovës, ku dy prej tyre i falënderoi që ia mundësuan vizitën në vendin ku prehen anëtarët e vrarë të familjes Jashari./klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share