Kombëtarja e Argjentinës ka dy tituj Kampion bote – në vitin 1978 dhe 1986. Në katar kemi parë legjendat e kombëtareve të ulur në VIP-lozhën e stadiumeve modern, por kështu nuk është rasti me Rikardo Bokinin.
Rikardo Bokini ka qenë pjesë e brezit të famshëm që udhëhiqej nga Mario Kempes në vitin 1978. Atëherë Argjentina në terrenin vendas fitoi titullin e parë si Kampion bote.
Derisa shumë legjenda të futbollit ndeshjet në Katar I ndjekin nga VIP-lozhat, janë paraqitur fotografi nga Bokini, I cili ndeshjet e Argjentinës I ndjek I ulur në shkallët e stadiumit.
Fotografitë e Bokinit janë bërë virale nëpër rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar reagime të bujshme.
“Nënçmuese për një ish-Kampion që ndeshjet e kombëtares së tij t`i ndjek nga shkallët e stadiumit. Në të njëjtën kohë, shumica s`kanë fituar asgjë, por qëndrojnë të ulur në VIP-lozhat” – shkruajnë mediat./KlanMacedonia