Ish-shefi i “BBC” dhe “New York Times”, Sir Mark Thompson do të drejtojë “CNN” teksa rrjeti informativ amerikan po përballet me kriza dhe rënie të vlerësimeve.
Sir Mark do të zërë vendin e Chris Licht, i cili nuk arriti të stabilizojë “CNN” përgjatë 13 muajve si drejtues dhe shef ekzekutiv i saj.
“CNN” ka pushuar nga puna edhe dy prej spikerëve më të njohur të lajmeve, Chris Cuomo dhe Don Lemon si dhe mbylljen e “CNN+” vetëm një muaj pas hapjes.
Sir Mark duhet të udhëheqë rrjetin informativ edhe përgjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA. Kjo sfidë do të përkojë edhe me mbulimin e akuzave kriminale ndaj ish-Presidentit Donald Trump.
Trump dhe “CNN” kanë një raport të tensionuar sepse ish-Presidenti është përpjekur ta padisë rrjetin informativ për njollosje të figurës së tij duke deklaruar se kishte krijuar një “lidhje false me qëllim konfliktin”, mes tij dhe Adolf Hitlerit pas zgjedhjeve të fundit./tvklan.al