Aktori Tom Cruise përflitet se është në një romancë re re dhe partnerja e tij është Elsina Khayrova. Por ish-bashkëshorti i bukuroshes ruse ka paralajmëruar aktorin për telashet që mund t’i shkaktojë në të ardhmen partnerja aktuale e Cruise.
Dmitry Tsetkov, i cili pati një divorc të vështirë, këshilloi Cruise për të mbajtur sytë dhe portofolin hapur.
“Pavarësisht se me këdo që ajo është qoftë me Tom Cruise ose këdo tjetër, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se asaj i pëlqejnë gjërat më të mira në jetë dhe ka shije të shtrenjta dhe luksoze,” tha Tsetkov për britanike “Daily Mail”.
“Ajo është 36 vjeç, është e bukur, e pavarur financiarisht dhe e do jetën,” është shprehur ndër të tjera ish-bashkëshorti i saj i cili ka bërë me dije se ajo nuk ka qenë kurrë një fanse e aktorit.
Teksa Tsetkov pranoi se nuk kishte më komunikim me Khayrova ai tha se procedurat e tij trevjeçare të divorcit i kushtuan atij afro 200 milionë dollarë, duke çuar në shitjen e disa aseteve për të përmbushur detyrimet financiare.
Klan News