Ish-avokati i Donald Trump dorëzohet tek autoritetet

RUDY GIULIANI AKUZOHET SE U PERPOQ TE PERMBYSTE REZULTATET ZGJEDHORE TE VITIT 2020

Rudy Giuliani, ish-avokat dhe i besuari i Donald Trump, iu dorëzua autoriteteve në burgun e qarkut Fulton me akuzën se  u përpoq të përmbyste rezultatet zgjedhore të vitit 2020.

Ish-avokati i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani i është dorëzuar autoriteteve amerikane në Xhorxhia për t’u përballur me akuzat se u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale  të vitit 2020.

Giuliani, një ish-prokuror federal dhe kryebashkiak i qytetit të Nju Jorkut, u urdhërua të paguante një garanci prej 150,000 dollarësh dhe të mos frikësonte të pandehurit e tjerë në çështje ose dëshmitarët.

Shuma prej 150 mijë dollarësh humbet nëse  ish-avokati nuk paraqitet në gjykatë kur t’i kërkohet.

Tetë nga të pandehurit e tjerë të Trump në çështjen penale të ngritur nga Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Ëillis, janë dorëzuar gjithashtu.

Ëillis, ka ngritur akuza ndaj  Trump dhe 17 të tjerëve se u përpoqën të ndryshonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Xhorxhia.

Giuliani, akuzohet se ndihmoi Trump në përpjekjet e tij  për të detyruar ligjvënësit në Xhorxhia dhe shtete të tjera të kontestuara që të mos marrin parasyshë vullnetin e votuesve dhe të emërojnë në mënyrë të paligjshme persona që mbështesin  ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PAMJET: REUTERS 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share