Ish-ambasadorët: Kurti ka dështuar në diplomaci

“Vendi nën sanksione nga BE, asnjë hap për njohjen”

Pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është më i dobëti që nga shpallja e Pavarësisë. Ky është vlerësimi që bëjnë ish-ambasadorë të këtij vendi që dështimin ia faturojnë qeverisë së Albin Kurtit.

“Në momentin kur ne po flasim, Kosova është një vend nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe është i vetmi vend, duke përjashtuar Rusinë e Bjellorusinë, e cila në kontinentin evropian nuk ka status të kandidatit zyrtar”.

Ndërsa për ish-ambasadorin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, Prishtina duhet të ruajë raportet me aleatët e saj.

“Ne duhet të bëjmë përpjekje në rend të parë që të ruajmë miqësinë me vendet, sidomos ato që kanë ndihmuar shtet-ndërtimin e aspiratave të kosovarëve për pavarësi”

Kritik është edhe Avni Arifi, ish-ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Jemi bllokuar në anëtarësime, nuk ka njohje të reja, dialogu është bërë kryetema e raporteve edhe me BE edhe me SHBA dhe s’po shohim asnjë përparim në këto fusha”.

Gjatë vitit që lamë pas, politika e jashtme e Kosovës u fokusua te dialogu me Serbinë, por edhe pse pati disa takime dhe marrëveshje, rezultatet konkrete munguan dhe çështja e asociacionit mbetet sërish e hapur.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share