Në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia analisti Valon Bela tha se puna e kësaj qeveria është skandaloze, sepse e ka zhytur vendin në borxhe dhe po këto borxhe dhe huamarrje po i promovon si vlerë.
“Kjo qevëri është skandaloze. Ku janë projektet? Cka thotë Izet Mexhiti, nuk e thotë Zeqirja Ibrahimi. E marrin një huamarrje edhe atë huamarrje po na e shesin si vlerë. Për atë kredi qyetetarët kanë me i kthy 500 milionë euro…
Analisti Faton Aliti tha se VLEN-i në këtë qeveri nuk pyetet për tema të mëdha.
“Nëse dikur nuk qenka pyet BDI-ja për disa ligje, ja po e marrin balancuesin. A do të thotë se tash VLEN-i ta shfuqizoj një mjet të tillë edhe të presim edhe dy apo tre vite për një ligj më të mirë? Aja çka ka ndodh, ka ndodh, mirëpo unë po ju them, është evidentë se VLEN-i nuk llogaritet për tema të mëdha në këtë qeveri”, tha Aliti.
Analisti Xhenur Iseni tha se VMRO nuk mund t’i ketë më kurrë 58 deputetë, pasi politika aktuale e Mickoskit ka dëshpëruar votuesit ultra nacionalistë të partisë.
‘Mickoski kryeparlamentarin ua la shqiptarëve, kur mund ta mbante vetë sepse ka shumë deputetë. Mrrëveshjen e Prespës dikur se pranontë ndërsa tash thotë se është historike dhe u tërhoq nga “Maqedonia pa Severna” e tash po e shohim se përdoret Maqedonia e Veriut, e shumë tema të tjera që besoj se i kanë dëshpëruar votuesit ultra nacionalistë të VMRO-së”, tha Iseni. /tvklan.mk