Gazetari dhe analisti, Xhenur Iseni në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, përballë Menduh Thaçit ka deklaruar se Ziadin Sela dhe krahu i tij në ASH, megjithsëe deklarohen se duan të shkojnë vetë në zgjedhje, në fund sërish do të koalicionojnë me BDI-në e Ahmetit.
Ndërsa, kreu i PDSH-së, menduh Thaçit tha se kjo punë është e kryer dhe se BDI nuk do të koalicionojë me Ziadin Selën në zgjedhje. Këtë, siç thotë Thaçi, e ka kuptuar nga bisedat me Ahmetin, ndërsa shtoi se Ziadin Sela dhe grupi i tij do të shuhen pas zgjedhjeve pasi nuk do të marrin asnjë deputet.
Për më shumë ndiqeni videon e shkurtër më poshtë!