Iseni: Bëhen shumë spekulime, nuk ka korrupsion nëse për pretendimet nuk ka zgjidhje gjyqësore

Mund të themi se ka korrupsion vetëm nëse ajo që e themi ka një zgjidhje gjyqësore, me vendimm të plotëfuqishëm gjyqësor. Atëherë është vërtetuar me prova dhe fakte se aty ka korrupsion. Kështu mendon Ilir Iseni, Zv/drejtor i Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në emisionin Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibraimi.

“Bëhen shumë spekulime për raste kur personat nuk kanë fakte konkrete, por e marrin të drejtën të komentojnë diçka që, në fund të fundit në anën tjetër kemi qenie njerëzore dhe prekim në dinjitetin, integritetin dhe në personalitetin e një personi”, deklaroi mes tjerash Ilir Iseni./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share